Guardiola në Premierligë?

Sporti

Guardiola në Premierligë?

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:19

Pep Guardiola ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Premierligë sezonin e ardhshëm. Strategu spanjoll po kërkohet nga..
E ardhmja e Pep Guardiolas te Bayern Munichu vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Strategu spanjoll ka kontratë me ekipin bavarez deri në verën e vitit 2016, por ka gjasa që nga ekipi të largohet edhe gjatë kësaj vere.

Sipas The Guardian, drejtuesit e Manchster Cityt e duan strategun spanjoll në skuadër për sezonin e ardhshëm si një zëvendësim për Manuel Pellegrinin, i cili pritet të shkarkohet në fund të sezonit.

Kurse, përveç Guardiolas, kandidat për ta marrë drejtimin e Manchester Cityt është edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat