Illarramendi drejtë Premierligës

Sporti

Illarramendi drejtë Premierligës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:56

Asier Illarramendi, mesfushori i Real Madridit, po kërkohet nga skuadra e Liverpoolit.
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Asier Illarramendit në Real Madrid. Reprezentuesi spanjoll nuk e ka bindur Carlo Ancelottin me paraqitjet e deritanishme dhe ka gjasa që të gjej një skuadër të re.

Sipas tabloidit britanik, 'Daily Star', reprezentuesi spanjoll po kërkohet nga skuadra e Liverpoolit.

Kurse, sipas tabloidit tjerë britanik, Daily Express, Xabi Alonso e ka këshilluar Illarramendin që t’i bashkohet ekipit nga Anfield.

Raportohet se Liverpooli është i gatshëm t’i ofroj Real Madridit për mesfushorin 17.5 milion funte (24 milion euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat