Milani në krizë, tashmë mungon edhe loja

Sporti

Milani në krizë, tashmë mungon edhe loja

Më: 1 mars 2015 Në ora: 21:33

ë 2015-n kuqezinjtë kanë një mesatare prej 1 pike për ndeshje, statistika të denja këto për një skuadër që lufton për mbijetesën.

Ajo ndaj Chievos duhet të ishte ndeshja e kthesës dhe mbi të gjitha e vazhdimësisë së Milanit në kampionat por rezultoi një dështim total. Këtë herë transferta e Veronës nuk ishte fatale sic ka treguar historia por tashmë mund ta themi pa më të voglin dyshim se në Bentegodi, Milan bëri një hap të madh pas. Zero gola, zero ide por ajo që spikati më shumë për keq ishte loja e kuqezinjëve. Një lojë shumë statike me futbollistët e Milanit që nuk lëviznin në fushë pa top. Inzaghi tashmë është në bankën e të akuzuarve por sëfundmi trajnerit i është bashkuar edhe Jeremy Menez. Ndaj Chievos francezi ishte autori i një paraqitjeje shumë të keqe aq sa gjatë gjithë kohës ecte kot nëpër fushë. Paraqitjejet por mbi të gjitha statastikat dënojnë Milanin dhe Inzaghin.

Në 2015-n kuqezinjtë kanë një mesatare prej 1 pike për ndeshje, statistika të denja këto për një skuadër që lufton për mbijetesën, vetëm 2 janë fitoret e arritura edhe ato në San Siro përballë dy skuadrave të fundit në klasfikim, Parmës dhe Cesenës. Pikërisht suksesi ndaj formacionit romanjol javën e kaluar u duk sikur do t'i jepte një tjetër shtysë Milanit. Por dicka e tillë nuk ndodhi madje tashmë te 18-herë kampionët e Italisë nuk po funksionon më asnjë lloj skeme. 4-3-1-2 u duk si ajo e duhura por në fund as ky modul loje nuk dha rezultat. Inzaghi ndaj Chievos i provoi të gjitha, fillimisht e nisi me skemën 4-3-1-2 për të kaluar më pas te 4-3-3 dhe në fund për ta mbyllur sfidën me 4-2-3-1, të gjitha këto për një rezultat 0-0 që e largon akoma edhe më tepër Milanin nga objektivi Europë. Kuqezinjtë aktualisht vuajnë probleme të mëdha, skuadra vrapon pak dhe nuk ka ritëm. Nëse vazhdon kështu Milani nuk do të luajë në kompeticionet europiane edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa Inzaghi me shumë mundësi do të humbasë vendin e punës. I vetmi shpëtim për teknikun e kuqezinjve mund të jenë tre fitore në tre sfidat e radhës të Serisë A, ku si kundërshtarë Milani do të ketë Veronën dhe Cagliarin në shtëpi dhe Fiorentinën në transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat