Arsenali gjunjëzoi Evertonin

Sporti

Arsenali gjunjëzoi Evertonin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:56

Skuadra e Arsenalit arkëton tre pikë shumë të rëndësishme dhe që e shpien në vend të tretë me 51 pikë në Premier League në futboll. Arsenali në vatër të vet shënoi fitore me rezultat 2:0 në ballafaqim me Evertonin e papërshtatshëm, në takimin e javës së 27-të. Mesut Ozil për mrekulli ka harkuar një top brenda 16-shit dhe më së miri u gjend aty Olivier Giroud, i cili me gjuajtje të fortë shënoi për 1:0 në minutën e 39-të.

Ozil asistoi deri Rosicky, ky i fundit i dha goditjen përfundimtare mysafirëve në minutën e 90-të dhe ia siguroi fitoren 2:0 skuadrës së tij. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pa dyshim se duhet të jetë i lumtur me fitore dhe për pozitën që gjenden tash për tash, duke shtuar gjasat edhe për vend të dytë, kurse Evertoni është i 14-ti me 28 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat