Barça mposht Granadan dhe ve në presion Realin (VIDEO)

Sporti

Barça mposht Granadan dhe ve në presion Realin (VIDEO)

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 18:01

Pas fitores në mesjavë në Champions League kundër Manchester City-t, Barcelona rikthehet te fitorja edhe në La Liga. Katalanasit kanë mposhtur në transfertë Granadan në shifrat 1-3.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi Rakitiç në minutën e 25, ndërsa në minutën e 48 Suarez dyfishoi shifrat.

Pas 5 minutash Rico shkurtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë duke dhënë përshtypjen e hapjes së ndeshjes, por në minutën e 70 Lionel Messi shënoi edhe golin e tretë.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 59 pikëve, në vend të dytë, 1 më pak se Real Madrid që luan nesër në ora 21:00 kundër Villarreal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat