Roma nuk di të fitojë, barazon me Empolin

Sporti

Roma nuk di të fitojë, barazon me Empolin

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:09

Në Olimpico verdhekuqtë u ndalën në barazim 1-1 me Empolin, barazimi i katërt radhazi, i 6 në 8 ndeshjet e fundit për skuadrën e Rudi Garcias.

Roma ka harruar të fitojë. Në Olimpico verdhekuqtë u ndalën në barazim 1-1 me Empolin, barazimi i katërt radhazi, i 6 në 8 ndeshjet e fundit për skuadrën e Rudi Garcias që ka filluar të hapë krahun në luftën për titullin.

Trajneri francez formonte me Iturbe-Totti-Ljajic tredhëmbëshin e sulmit verdhekuq ndërsa në skuadrën toskane ku luajti për 90 minuta Elseid Hysaj në sulm, Saponara mbështeste dyshen Pucciareli dhe Maccarone. Me Empolin e mirëorganizuar dhe Romën që vuante për të gjetur hapësira gjithsesi rastet nuk munguan. Në minutën e 28 vendimtar për miqtë Elseid Hysaj që përfitoi nga ngurrimi i Florencit për të bllokuar para finalizimit mesfushorin e Romës ndërsa rasti i artë për Empolin u prezantua në minutën e 37, kur fitoi një 11 metërsh për faullin e Manolas ndaj Saponaras me qendërmbrojtësin grek që mori edhe kartonin e kuq për ndërhyrje ndaj futbollistit të fundit që shkon drejt portës. Nga pika e bardhë, Maccarone kaloi Empolin në avantazh duke mposhtur De Sanctis, por skuadra toskane mori një goditje të rëndë në minutën e 47, kur Tagliavento i dha Saponaras kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje shumë të dyshimtë me krah me futbollistin që duket se përdor shpatullën për të marrë topin.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat luanin me nga 10 lojtarë dhe Roma përveç ekuilibrit numerik gjeti edhe atë në rezultat në minutën e 57 me Pjanic që propozoi një top për MaiCon dhe brazilianin që nuk u mendua dy herë për të ndëshkuar portierin Sepe. Pas barazimit verdhekuqtë u hodhën në sulm në kërkim të fitores por goditja e Astorit me kokë u ndal nga traversa në minutën e 62-të dhe Roma nuk ja doli të gjente avantazhin, madje në fund ishte Elseid Hysaj që mori krahun dhe tentoi krosimin për Mchedlidze që u devijua nga Yanga Mbiva. Në fund 1-1, ai që fiton është Juventusi që me një sukses ndaj Udineses mund ta çojë në 9 pikë diferencën me ndjekësit duke i dhënë një goditje të fortë Romës në luftën për titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat