United tripletë në 45 minuta, fiton edhe Liverpool (FOTO/VIDEO)

Sporti

United tripletë në 45 minuta, fiton edhe Liverpool (FOTO/VIDEO)

Më: 31 janar 2015 Në ora: 18:06

Fitore për Manchester United dhe Liverpool në javën e 23 të Premier League. "Djajtë e Kuq" mposhtën në "Old Trafford" 3-1 Leicester City-n me të tre golat të shënuar në pjesën e parë (Van Persie 27, Falcao 32 dhe autogoli i Morgan 44).

Me këtë fitore ekipi i Louis Van Gaal ngjitet përkohësisht në vend të tretë në kuotën e 43 pikëve.

Në "Anfield Road" Liverpool ka marrë tre pikët ndaj West Ham United falë golave të Sterling në minutën e 51 dhe Sturridge në minutën e 80. Sulmuesi anglez u rikthye me gol pas një dëmtimi të gjatë.

Me këtë fitore "The Reds" ngjiten në kuotën e 38 pikëve në vend të shtatë.

Në orën 18:30 luhet supersfida Chelsea-Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat