Berisha mund të largohet nga Lazio

Sporti

Berisha mund të largohet nga Lazio

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:07

Etrit Berisha nuk po ndihet aspak mirë në skuadrën aktuale Lazio.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, ka humbur vendin e titullarit në klubin kryeqytetas dhe tani po qëndron në bankën rezerv, transmeton Telegrafi.

Sipas menaxherit të lojtarit, Eljver Raca, Berisha nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin italian.

"Etriti dëshiron të luajë dhe për këtë arsye nuk është i lumtur. Por, ka një kontratë për pesë vjet me Lazion dhe klubi dëshiron që ai të qëndrojë. A ka pasur oferta? Po, disa telefonata ka pasur, edhe pse asgjë serioze”, deklaroi agjenti i lojtarit.

Në rast se nuk largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të afait kalimtar të janarit, Berisha mund të ndahet me Lazion në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat