Simeone dëshiron ta drejtojë Interin

Sporti

Simeone dëshiron ta drejtojë Interin

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:02

Diego Simeone dëshiron të rikthehet te Interi në cilësinë e menaxherit, thotë djati i tij, Giovanni.

Simeone është lidhur me një varg pozitash pas suksesit të tij në Spanjë, që kulmoi me ngritjen e titullit sezonin e kaluar, por duket se për momentin vetëm një tjetër, por Atleticos, është në zemrën e tij.

“Babai im mund të rikthehet në Itali, te Interi”, ka thënë Giovanni për La Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

“Kur të përfundojë te Atletico, ai mund të rikthehet te Interi. Për momentin, ai është lumtur në Madrid, por ka një ndjenjë të veçantë për të gjithë ish-klubet e tij”, ka shtuar Simeone junior.

Argjentinasi 44-vjeçar veshi fanellën e Interit nga viti 1997 deri në vitin 1999, ku fitoi Kupën UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat