Sulmuesi shqiptar bëhet pjesë e Hoffenheimit

Sporti

Sulmuesi shqiptar bëhet pjesë e Hoffenheimit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:59

Esad Morina do të luajë në pjesën e dytë të këtij sezoni te skuadra e Hofenhaimit.

Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat gjermane. Sulmuesi 19-vjeçari i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë ka lënë skuadrën e Shalke U-19 për të luajtur te Hofenhaimi, ekipi që militon në Bundesligën e parë gjermane, transmeton mediat shqiptare.

Sigurisht që sulmuesit do t’i duhet të punojë shumë për të pasur një vend në 18-shen dhe për të shpresuar në një debutim në Bundesligë, por gjithsesi vlen fakti se ai do të stërvitet gjatë gjithë kësaj kohe me skuadrën.

Kjo ishte në një farë mënyre edhe arsyeja se përse Schalke e dha në huazim sulmuesin kosovar të U- 21 të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat