Ilir Berisha në provë te Helsingborgu

Sporti

Ilir Berisha në provë te Helsingborgu

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:07

23 vjeçari, edicionin e kaluar ishte pjesë e Orebro por, me përfundimin e kampionatit në Nëntor, Berisha nuk deshi të vazhdonte kontratën...

Futbollisti shqiptar Ilir Berisha, është duke stërvitur me skuadrën suedeze Helsingborg.

23 vjeçari, edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës Orebro por, me përfundimin e kampionatit në Nëntor, Berisha nuk deshi të vazhdonte kontratën me klubin. Magazina suedeze Eyravallen, raporton që qendërmbrojtësi është parë në prova te kampioni i pesëfisht suedez.

Edicionin e ri, Helsingborg do ta nis me trajner të ri. Është fjala për legjendën Henrik Larsson. 43 vjeçari pritet të vendos brenda pak ditësh për të ardhmen e futbollistit shqiptar. Në Suedi raportojnë që Berisha mund të nënshkruaj me Helsingborgun para ndeshjes së Kupës ndaj Syrianska FC, e cila zhvillohet të shtunën. Ish futbollisti i Prishtinës, ishte grumbulluar edhe në përfaqësuesen e Kosovës dhe pati paraqitje mjaft të mirë në fitoren historike 1-0 kundër Omanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat