Skandali i dopingut në Peshëngritje

Sporti

Skandali i dopingut në Peshëngritje

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:44

Në një kohë që përdorimi i substancave të ndaluara ka tronditur nga themelet sportin shqiptar, në Tiranë është organizuar seminari “Jo dopingut, sport i pastër”.
Të pranishëm ishin të gjithë protagonistët e sportit, që nga derjtuesit e Ministrisë, te ata të Komitetit Olimpik dhe të federatave në vend, por në lidhje me skandalin e dopingut në peshëngritjen shqiptare u tha pak.
Përgjigjet e analizave të peshëngritësve shqiptarë kanë javë që kanë dalë, por ende nuk ka konkluzione, përgjegjës apo masa.
Për parandalimin e fenomenit të dopingut u fol shumë, madje u hodhën si zgjidhje edhe ide origjinale siç ishte ajo e marrjes së kulturës fizike dhe sportive që në moshën 3-vjeçare.
Por nëse aktorët e sportit në vend ende nuk kanë analizuar skandalin e fundit të dopingut, një ide më të qartë kishte i ftuari në këtë seminar, Sandro Donati.
Këshilltari i Ëada-s, Agjensisë Ndërkombëtare Anti-doping, u shpreh se rastet e përsëritura të dopingut janë shqetësuese dhe se sportistët nuk janë përgjegjësit e vetëm.
Me skandalet e dopingut në peshëngritje janë përballur shumë vende dhe jo vetëm Shqipëria. Por është i rëndë fakti që shumë peshëngritës kanë rezultuar me doping. Në këto raste duhet të kuptohet se atleti nuk është kurrë i vetëm. rreth tyre ka njerëz të tjerë përgjegjës dhe është qartë së në raste të tilla duhet hetuar në mënyrë të thelluar për të kuptuar se cilat janë përgjegjësitë rreth atletit. Sigurisht, këto probleme, këto skandale mund të parandalohen me kontrolle surprizë përpara kompeticioneve të rëndësishëm. Këto kontrolle suprizë duhet të bëhen nga persona të pavarur dhe jo nga federatat respektive.
Të pranishmit në këtë seminar u njohën edhe me ndryshimet në kodin e ri botëror anti-doping .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat