Gerti Shima ndahet me Pejën

Sporti

Gerti Shima ndahet me Pejën

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:13

Basketbollisti Gerti Shima është ndarë përfundimisht me klubin e Pejës, këtë e konfirmojnë edhe drejtuesit e klubit. “Për lojtarin që është folur shumë kohët e fundit, është Gerti Shima. Gerti ka pasur mosmarrëveshje me Klubin dhe pas shumë bisedave nuk kemi mundur me arritur dakordin. Për këtë arsye, rrugët tona me Gertin ndahen këtu.

Ne e falënderojmë për kontributin e tij të dhënë për klubin tonë!Për të njëjtën mosmarrëveshje janë dënuar edhe lojtarët Vigan Radoni dhe Rron Grapci. Dënimi ka qenë me suspendim për tri ndeshje (kundër Besës, Prishtinës dhe Trepçës)”, thuhet nga klubi pejan. “KB Peja është duke bërë ndryshime shumë të mëdha në aspektin e skuadrës dhe kjo është arsyeja kryesore që rezultatet po mungojnë në ndeshjet e fundit. Duhet të cekim se këto ndryshime nuk kanë qenë të dëshirueshme edhe nga ne por shumë faktorë kanë ndikuar. Tjetra, e cila është shumë më rëndësi, KB Peja deri tash ka paguar të gjitha obligimet për lojtarët të cilët janë prezent në skuadër për sezonin 2014-2015! Samir Shaptahu, për shkak të angazhimeve familjare është larguar nga Klubi edhe përkundër që ne jemi munduar ta bindim të qëndroj, së paku deri në përfundim të sezonit.

Por, ne e respektojmë vendimin e tij, sepse në fund familja është më e rëndësishme se të gjitha. Samiri na ka premtuar se do të kthehet për t'ia organizuar një ndeshje përfundimtare, ashtu siç edhe i ka hije një ikone të basketbollit të Kosovës”, thuhet nga pejanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat