Destro është i Milanit

Sporti

Destro është i Milanit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:07

Më në fund ka marrë fund ‘telenovela’, Mattia Destro. Milan Channel ka zbuluar se klubi ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Romës.

Sulmuesi italian i Romës, ka pranuar ofertën e Milanit, ku do të huazohet për gjashtë muaj me opsion blerje.

23-vjeçari ka pasur një vit të dobët me Romën, pasi përpos që nuk kishte hapësirat e duhura nga Garcia, në momentin që luante nuk tregonte pothuajse asgjë.

Ai ka qenë në bisedime me Rossonerët disa javët e fundit, me Adriano Gallianin që e vizitoi atë në Romë së fundmi në përpjekje për të arritur marrëveshje.

Mediat italiane, përfshirë kanalin zyrtar të Milanit, raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur, edhe pse ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare nga klubi.

Italiani mendohet se fillimisht do të transferohet në San Siro në formë të huazimi për 700 mijë euro, derisa transferimi do të bëhet i përhershëm gjatë verës për 15 milionë euro.

Destro do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Milanin (deri në vitin 2020) nga e cila do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon, veç bonuseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat