Juventusi "rezervon" pasardhësin e Pogba

Sporti

Juventusi "rezervon" pasardhësin e Pogba

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:48

Gerson po luan në Uruguaj kampionatin e Amerikës së Jugut për U-20 , turne ku luajnë futbollistë më të mëdhenj se ai dhe po bën diferencën.

Juventusi ka gjetur Pogbanë e ri. Quhet Gerson, është brazilian dhe ka lindur në vitin 1997. Klubi bardhezi e ka bllokuar që tani dhe nëse gjithshka shkon si duhet Juventusi në qershor do të paguajë 11 milionë Euro për të marrë në Itali brazilianin më të fortë ndër moshatarët e tij. Shifra është e madhe por ka një justifikim.

Gerson po luan në Uruguaj kampionatin e Amerikës së Jugut për U-20 , turne ku luajnë futbollistë më të mëdhenj se ai dhe po bën diferencën. Gerson mund të luajë si mesfushor , si sulmues krahu apo edhe sulmues i dytë , sic bën me Flumininesen, skuadrën e tij. Me Brazilin luan në qendër të mesfushës dhe nga shumë zbulues talentesh cilësohet si futbollisti më i mirë i Selecaos U-20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat