NBA: Bucks mposhtin Miami Heat

Sporti

NBA: Bucks mposhtin Miami Heat

Më: 28 janar 2015 Në ora: 09:53

Miami Heat vazhdon të çalojë në NBA. Skuadra nga Florida u mund sërish në shtëpi, këtë herë nga Milwaukee Bucks që triumfoi 109-102.
Brandon Knight dhe Khris Middleton kontribuan secili me nga 17 pikë në suksesin e ekipit të tyre në "American Airliens Arena", ku ishin të pranishëm dhe boksierët Floyd Mayweather and Manny Pacquiao.

Që në fillim ishin Bucks që nxehën parketin duke krijuar fillimisht një avantazh +4, për të vajtur më pas në pushimin e parë me rezultatin 30-29 në favor.

Një goditje e saktë për tre e Jared Dudley i dha Milwaukee një +10 në shifra. Daywne Wade u kundërpërgjigj gjithashtu me një 3 pikësh, por 12 pikët e tij në 18 minuta që qëndroi në parket ishin shumë pak për Miami.

Në pushim dy ekipet vajtën me rezultatin 54-50 për Bucks. Në pjesën e tretë, Heat megjithatë përmbysën shifrat duke realizuar me Mario Chalmers, që kaloi përpara të tijtë 58-57. Loja e mirë e Chris Bosh ngriti shifrat në 75-66, por Bucks arriti të barazonte në 82-82.

Dy goditje të sakta të O.J Mayo i dhanë avantazhin 93-89, që u thellua më pas në 102-91 me Milwaukee që shkoi i sigurtë drejt një fitoreje 109-102.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat