Shansi i fundit i Inzaghit

Sporti

Shansi i fundit i Inzaghit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:53

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Italisë kundër Lazios do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të Milanit, Filippo Inzaghi.

Ish-sulmuesi italian mori drejtim e Rossonerëve në fillim të këtij sezoni, pas shkarkimit të ish-futbollistit tjetër, Clarence Seedorf, mirëpo gjasat janë të mëdha që ta ndjekë fati i njëjtë.

Rezultatet e këqija kanë bërë që të luhatet posti i Inzaghit, ndërsa mediat raportojnë se ndeshja e të martës do ta vendosë fatin e tij.

Si zëvendësues të tij të mundshëm përmenden asistenti Mauro Tassotti dhe ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat