Hajrizi e ka përqendrimin te derbi me Prishtinën

Sporti

Hajrizi e ka përqendrimin te derbi me Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:27

Peja nuk pati fare respekt për rivalin vendas, Besën, duke i shkaktuar debakël me rezultat 97:58, në ndeshjen e javës së 15-të të ETC Superligës së Kosovës. Basketbollistët pejan menaxhuan lojën fillim e mbarim dhe rivali nuk kishte forcë që t’i mbante në presion. Për Pejën ishte një fitore e thellë me 39 pikë dallim, por edhe të verifikojnë formën para derbit të madh që do të luhet në mes javë në Prishtinë. Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës, tha se janë mirë të përgatitur dhe premton se në javët e ardhshme do të shohin Drilonin e vërtetë.

Ai tha se arritën fitore të lehtë, por është i rezervuar të konstatojë se janë në formën më të mirë. “Me të vërtet klubi ka bërë shumë lëvizje dhe kështu që është herët të konstatohet mirë apo keq, por me kalimin e kohës do të shohim formën reale”, tha Hajrizi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën (sot) në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat