Ja kush janë bomberat e 2014 në kampionatet elitare

Sporti

Ja kush janë bomberat e 2014 në kampionatet elitare

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:39

Ne Bundesliga, eshte Alexander Meier i Eintracht Franfurt që në moshën 31 vjecare e zbuloi veten paprimtas si një goleador rracë.

Një vit futbollistik ka ulur siparin pothuajse në gjithë kampionatet kryesorë të Europës, në fakt te të gjithë përvec Anglisë, dhe është momenti i duhur për të bërë llogaritë për të parë se cilët janë bomberat e vërtetë në Ligat me prestigjioze të kontinentit në 12 muajt që lëmë pas. Rezultatet mund të jenë surprizuese, në Itali për shembull komandon Antonio Di Natale, është 37 vjec , por nuk rresht së shënuari. Është pikërisht Toto ai që komandon klasifikimin e golashënuesve të 2014 në Itali, e ka tundur rrjetën 21 herë, 13 në sezonin e kaluar dhe 8 në pjesën e dytë të vitit. Toto ka lënë në vendin e dytë Karlitos Tevez që ka shënuar 18 gola, ndërsa Higuain paguan agjërimin e shtatorit duke u ndalur në kuotën e 15 golave, ashtu si shoku i tij i skuadrës Callejon, sulmuesi i Interit Ikardi apo shoku i preferuar i repartit për Apashin te Juventusi, Fernando Llorente.

Në këtë aspekt është legjitime pyetja se në cfarë vendi do të kishte qenë ish kryegolashënuesi i serisë A, Ciro Immobile nëse do të kishte qëndruar në Itali. Sulmuesi ndihmoi në pjesën e parë të vitit me 14 gola Torinon për të siguruar europën, ndërsa me Dortmundin ka shënuar vetëm 3 gola. Interesant është dhe klasifikimi i Bundesligës, ku për 2014 Mbreti i bomberave është dikush që vështirë se do ta gjenit me të parën. Ai është Alexander Meier i Eintracht Franfurt që në moshën 31 vjecare e zbuloi veten paprimtas si një goleador rracë. Ka shënuar 18 gola këtë vit, duke lënë në fund të dytë është Klas Jaan Huntelar i Schalkes, me 16 finalizime dhe në shkallën më të ulët të podit ndodhet Arjen Robben me 15 gola. Pas tij vijnë dy bavarezet e tjerë Tomas Myller dhe Mario Gotze që kanë tundur rrjetën nga 13 herë për këtë vit kalendarik.

Natyrisht nuk duhet të prisni surpriza në La Liga, ku përballë dyshes Ronaldo- Messi nuk mund të rezistojë askush tjetër. Mes tyre fiton Cristiano Ronaldo, 38 gola në 365 ditë, tre më tepër se argjentinasi i Barcelonës, me dy jashtëtokësorë të tillë kuriozitet mund të ofrojë vendi i tretë që mbahet nga basku Aduriz i Athletic Bilbaos me 18 golat e tij, ndersa ne kuoten e 17 finalizimeve bashke me Karim Benzema, ndodhet Joaquin Larrivey qe i ka ndare golat e tij mes Rayo Vallecanos (10), dhe Celta Vigos, (7).

Në Francë padyshim që dëmtimet kanë kushtëzuar një klasifikim ku pa to padyshim që nuk do të kishte triumfuar Zlatan Ibrahimovic. Zlatan në 2014 ka relizuar 19 gola në Ligue 1, është në pod por medalja e arit i përket bomberit të Lion, Alexandre Lacazzette me 23 gola.

Në fund Premier League angleze ku llogaritë nuk mund të jenë përfundimtare pasi deri në fund të 2014 ka edhe dy javë për tu luajtur dhe mund të ndodhë gjithshka. Ndërkohë ai që komandon është Wilfried Bony, 20 gola për të këtë vit me Swansean, Aguero është i dyti me 18 gola dhe Yaya Toure i treti me 16 finalizime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat