Mposhtet Juventus, Napoli superkampion në Itali (Video)

Sporti

Mposhtet Juventus, Napoli superkampion në Itali (Video)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 21:28

Fitore me zemër për djemtë e Benitez të cilët nuk u dorëzuan në asnjë moment për trofeun e parë të sezonit.

Nga vreri i Pekinit në hakmarrjen e Katarit, Superkupa e Italisë është e Napolit. Skuadra e Rafael Benitez ngriti në qiellin e Dohas trofeun e shumëpritur, Superkupën e Dytë të Italisë në historinë e Napolit. Ishte kjo mbyllja më e mirë e 2014-s për të kaltërit që me trofeun e dytë të fituar për këtë vit kalendarik pas Kupës së Italisë lënë pas si për ironi të fatit kampionët e Italisë që dështuan nga llotaria e 11 metërshave duke u mundur me rezultatin 8-7 pas një ndeshje vërtet të pabesueshme.Nuk mjaftuan 90 minutat, nuk mjaftoi as shtesa që përfundoi në barazim 2-2 por u deshën dhe drithërimat e 11 metërshave për të vendosur fituesin e Superkupës së Italisë 2014 në Dohan e largët.

Në stadiumin Jassim Bin Hamad të Dohas, ndeshja nisi me marshin e pestë për Juventusin. Bardhezinjtë e panë veten në avantazh pa u mbushur ende 5 minuta lojë, me të përhershmin Carlitos Tevez që përfitoi nga një gabim i dyshes Albiol-Koulibali për të kaluar kampionët e Italisë në avantazh. Gjithsesi Napoli rriti presionin duke u hedhur i tëri përpara dhe edhe pse ishin shtyllat ato që i thanë jo, jo një por dy herë golit të kaltërt, Napoli gjeti barazimin në minutën e 68 me Higuain që përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së bardhezinjve. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim 1-1 dhe minutat e shtesës ishin sërish spektakolare me Juventusin që morri frenat e lojës duke marrë frytet me Karlos Tevez që kaloi sërish skuadrën e tij në avahntazh pak sekonda pas startit të shtesës së dytë me Apashin që dehu me lëvizjen e tij Koulibali për të shënuar golin e dytë personal. Me kalimin e minutave kampionët e Italisë bëheshin gati për festën, por e pabesueshmja ndodhi në minutën e 118 me Higuain që barazoi shifrat pikërisht atëherë kur Juventusi kishte nxjerrë shampanjën nga akulli. 2-2 dhe gjithshka nga e para , por këtë herë nga pika e bardhë e 11 metërshave.

Aty ku pavarësisht eksperiencës së Buffon ishte Napoli që morri më të mirën pas një maratone ku dy skuadrat gjuajtën nga 9 penallti. Deciziv për triumfin e kaltër rezultoi pritja e Kabral ndaj Padoin që i sanksionoi verdiktin 6-5 nga pika e bardhë, duke i dhënë startin festës së napoletanëve që festojnë superkupën e dytë pas asaj të fituar në kohët e Maradonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat