Carlo Ancelotti, “Fergusoni i Realit”

Sporti

Carlo Ancelotti, “Fergusoni i Realit”

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:00

Real Madridi është shumë i kënaqur me punën e Carlo Ancelottit dhe dëshiron ta shndërrojë atë në “Fergusonin e klubit”.

Kështu ka lënë të kuptohet vetë presidenti i klubit, Florentino Perez, raportojnë mediat spanjolle.

Los Blancos kanë fituar katër trofe vitin e kaluar derisa kryesojnë tabelën e La Liga këtë fundvit, që është mbase viti më i suksesshëm në historinë e klubit spanjoll.

“Duam që Carlo Ancelotti të jetë Alex Fergusoni i Realit të Madridit”, citohet të ketë thënë Perez.

Kështu njëshi i Realit ka lënë të kuptohet se ata mund t’ia vazhdojnë kontratën italianit, e cila skadon në verën e vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat