Apo huazohet?

Sporti

Apo huazohet?

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:48


Në shtetet e ndryshme të Evropës, luajnë një numër i madh i futbollistëve shqiptar. Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, është një temë brenda Schalke 04, teksa drejtuesit po mundohen për të gjetur rrugën e duhur që të nxjerrin atë në futbollin profesionist. Një nga alternativat është ajo e huazimit në një skuadër më të dobët, ku Avdijaj mund të fitojë minuta eksperience dhe të tregojë atë që të gjithë presin, edhe përpara syve të përzgjedhësi të kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasit. “Huazimi është një mundësi”, theksoi Horst Heldt, drejtor sportiv. “Ka shumë skuadra që janë të interesuara për të. Do mundohemi të gjejmë më të mirën për Donisin”,tha Heldt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat