Akuzon Sanchezin

Sporti

Akuzon Sanchezin

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:29

Liverpooli nuk është sikur vitin e kaluar me rezultate. Redsat janë në vend të dhjetë me 22 pikë pas 17-javëve në Premier League dhe veç e kanë humbur hapin për titull. Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, nuk është i kënaqur me rezultatin 2:2 me Arsenalin dhe bile akuzon edhe futbollistin rival, Alexis Sanchez. “Së pari kjo ishte një paraqitje e jashtëzakonshme me pasime dhe lëvizje të mira nga ne në këtë fushë që ishte e tmerrshme. Nuk ishte goditje e lirë kur ata shënuan golin e barazimin. Sipas meje, Alexis Sanchez simuloi, mirëpo ne kemi për tu mbrojtur më mirë sepse kemi humbur shumë duele”, tha Rodgers.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat