Liverpooli barazoi me Arsenalin

Sporti

Liverpooli barazoi me Arsenalin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:58


Liverpooli pas humbjes së javës së kaluar me rezultat 3:0 nga Manchester Utd në Old Trafford, këtë herë si vendas barazoi me 2:2 me Arsenalin, në ndeshjen e javës së 17-të. Dukej se Redsave po iu shkon mirë kur realizuan golin e parë në minutën e 45-të dhe po shkojnë drejt fitores, por kështu nuk ngjau. Futbollisti Coutinho me mjeshtrin e tij nga rreth 14-15 metra gjuajti fortë dhe mposhti portierin Szczesny. Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundoi me 1:0, bie edhe një gol. Gëzimi qe jetëshkurtër për vendasit. Mbrojtja e Liverpoolit nuk ishte si duhet e vendosur, ndërsa Flamini për mrekulli pason një top deri të Debuchy dhe ky me kokë plasoi topin në rrjetë dhe 1:1 në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë, trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, kërkoi golin e fitores, por ajo ishte larg, pasi mysafirët që drejtohen nga Arsene Wenger realizuan për 1:2 në minutën e 64-të me golin e Giroud, i cili nga afërsia shkundi portën e vendasve. Borini në minutën e 90+2 u ndëshkua me kartonin e kuq (i dyti i verdhë), duke lënë me një futbollist më pak Liverpoolin. As kjo se ndali Liverpoolin dhe barazoi rezultatin 2:2 në minutën e 90+7 me golin e Skrtel. Arsenali klasifikohet i gjashti me 27 pikë ose ka pesë më shumë se Liverpooli që mban vendin e 10-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat