Venesa Gjurkaj, skiatorja e vitit

Sporti

Venesa Gjurkaj, skiatorja e vitit

Nga: K.Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:41

Si çdo Federatë tjetër sportive, edhe Federata e Skive e Kosovës, shpalli më të mirët për vitin 2014. Skiatorja e klubit Peja, Venesa Gjurkaj, është shpallur më e mira e vitit. Ajo është e lumtur për epitetin e më të mirës, çmim ky që e inkurajon edhe më shumë për të punuar për të synuar rezultate edhe më të mira jo vetëm në rrafshin vendorë, por edhe në atë ndërkombëtar. Në ceremoninë që u organizua në hotelin “Grand Prishtina”, ishin shumë mysafirë të ftuar, ndërsa Hajrush Demaj, kryetar i Federatës së Skive të Kosovës, tha se po e përfundojnë një vit shumë të rëndësishëm, por me ambicie që në vitin e ardhshëm të arrijnë edhe më tepër në të gjitha aspektet. Demaj beson e shpreson se në vitin 2015 skiatorët do të tregojnë rezultate edhe më të lakmueshme dhe me theks të veçantë që të ngritët edhe cilësia. Venesa Gjurkaj, skiatore e cila tregoi mjeshtrit e saja në shtigjet e bardha, u rendit e para me 200 pikë, pas saj ndër më të mirët janë: Art Gojani (Peja) 200, Art Kotor (Peja) 195, Dea Aligjiku (Alpi) 195, Dardan Pupovci (Alpi) 186, Agon Kapuqi (Alpi) 185, Fjolla Xharavina (Pashtriku), 180, Anita Bajrami (Prishtina) 180, Besnik Mekaj (Alpi) 170 dhe Jeton Burri (Alpi) 166 pikë. Shpresat e skitarisë janë shpallur – femrat: Blerta Mekaj (Alpi) 200 pikë, Klea Vrella (Alpi) 195, Arba Pupovci (Alpi) 190, Rona Kokaj (Prishtina) 185 e Klea Rudi (Pashtriku) 180 dhe të meshkujt: Arbi Pupovci (Alpi) 289 pikë, Euron Kapuqi (Alpi) 257, Dhurim Zhuri (Pashtriku) 200, Jon Lluka (Rusolia) 180, Vernor Gjurkaj (Peja) 178 pikë. Klubi më i mirë u shpall Alpi nga Peja, ndërsa trajneri më i mirë Agim Pupovci (përzgjedhës i kombëtares së Kosovës), kurse Milot Vokshi më i miri te kategoria e juniorëve dhe Sehar Gjurkaj për kategoritë e reja. Gjyqtari më i dalluar Burim Kotori dhe punëtor më i mirë sportiv Emin Dushullovci.

Dhjetë skiatorët më të mirë

1. Venesa Gjurkaj (Peja) 200
2. Art Gojani (Peja) 200
3. Art Kotor (Peja) 195“
4. Dea Aligjiku (Alpi) 195
5. Dardan Pupovci (Alpi) 186
6. Agon Kapuqi (Alpi) 185
7. Fjolla Xharavina (Pashtriku) 180
8. Anita Bajrami (Prishtina) 180
9. Besnik Mekaj (Alpi) 170
10. Jeton Burri (Alpi) 166

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat