Nuk mbrohemi dhe pikë

Sporti

Nuk mbrohemi dhe pikë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:30

Skuadra e Milanit është edhe më e motivuar pas fitores së javës së kaluar me rezultat 2:0 ndaj Napolit dhe mezi po e pret përballjen e nesërme me Romën në Olimpico, e cila luhet në orën 20.45. Trajneri i Milanit, Philipo Inzaghi, ka mobilizuar futbollistët vetëm për fitore dhe në asnjë mënyrë nuk dëshiron që të mbrohet nga rivali por të fillojë një ofensivë për të shënuar sa më parë dhe të rikthehen duarplot. Roma është në vend të dytë me 35 pikë dhe ka minus katër nga kryesuesi, Juventusi, ndërsa Milani është i shtati me 24 pikë të mbledhura. “Ne jemi Milani dhe nuk mund të shkojmë dhe të mbrohemi ndaj Romës, pres një ndeshje të madhe. Ky takim është thelbësor në rrugën tonë drejt rritjes”, ka thënë Inzaghi. Ai e vlerëson Romën por dot nuk ia ka frikën, por e paralajmëron për furtunë! “Roma është një skuadër e madhe, por ne duhet të guxojmë. Për të fituar duhet diçka më shumë, por ne nuk kemi frikë nga askush. Futbollistët e mi janë shumë të motivuar”, ka thënë Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat