Juventusi "likuidon" Cagliarin, e mbyll 2014 në krye të Serisë A

Sporti

Juventusi "likuidon" Cagliarin, e mbyll 2014 në krye të Serisë A

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:13

Kampionët e Italisë likuiduan 3-1 në transfertë Cagliarin dhe krijojnë një distancë prej katër pikësh ndaj Romës ndjekëse.

Juventusi e mbyll 2014 në krye të Serisë A. Kampionët e Italisë likuiduan 3-1 në transfertë Cagliarin dhe krijojnë një distancë prej katër pikësh ndaj Romës ndjekëse, që edhe nëse fiton me Milanin në Olimpico, nuk ia cënon kryesimin skuadrës së Massimiliano Allegrit. Bradhezinjtë ishin të papërmbajtshëm që në fillimn të sfidës së Sant Elias, duke kaluar në avantazh në minutën e 3 me Carlos Tevez, i cili u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të kthyer në portieri Cragno. Ky ishte goli i 10 në këtë kampionat për sulmuesin argjentinas.

Kundërpërgjigjja e të beasuarve të Zdenek Zeman, vjen në minutën e 9-të me Albin Ekdal i cili e detyron kapitenin Buffon të kryejë një pritje të vështirë. Cagliarit i kushton rëndë loja sulmuese, tipike e skuadrave të trajnerit bohem, teksa në minutën e 15 Arturo Vidal shënon golin e epërsisë së dyfishtë, me një goditje në kufinjtë e zonës së rreptësisë.

Ky finalizim i dha më shumë siguri lojës së Juventusit, që shënoi golin e tretë dhe të sigurisë në minutën e 50, finnalizim që mban firmën e Fernando Lllorentes.

Gjithsesi Cagliari arriti ta shkurtonte diferencën në minutën e 65 me Rossettinin, i cili shfrytëzoi si duhet një krossim, të saktë të Cossu. Teves (77') dhe Morata (86') mund ta kishim thelluar edhe më tej diferencën në minutat e mbetura, por ishin të pafat në tentativat për ta mposhtur përt të katërtën herë portierin Cragno. Më këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Cagliari vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë, me vetëm 12 pikë në 16 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat