Ekskluzive: Federata Evropiane vendosi për ndeshjen Zelina-Kosova!

Sporti

Ekskluzive: Federata Evropiane vendosi për ndeshjen Zelina-Kosova!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:45

Është bërë shumë zhurmë se do të zhvillohet apo jo sfida evropiane në mes ekipit nga Kroacia, Zelina dhe Kosovës nga Vushtrria, ndeshje e xhiros së tretë e Challeng Cup në hendboll në konkurrencën e femrave. Ndeshja ishte paraparë të luhet me 22-23 nëntor, por ishte shtyrë shkaku se ekipi vushtrrias nuk ishte pajisur me viza, rrezikohej që ndeshja të humbej nga ekipi vushtrrias dhe të pasojë edhe dënimi kapital, por megjithatë, Komisioni Disiplinor i EHF-it, vendosi takimi të luhet. Ndeshja luhet me 3-4 janar në vitin 2015 në Vushtrri ajo e kthimit në Kroaci përkatësisht me 10-11 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat