Tifozët votuan për Shaqirin se ku mund të luaj!

Sporti

Tifozët votuan për Shaqirin se ku mund të luaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:58

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i mirë shqiptar dhe ende nuk dihet saktësisht se ku mund të luajë në vitin 2015, ani se dje u raportua se gjasat i ka në ekipin e Bundesliga I, Wolfsburg. Në votimin që hapi 20min. morën pjesë 13315 veta dhe votuan se ku mund të luajë Shaqiri. 36 për qind mendojnë në Liverpool, 15 përqind në Juventus, 19 përqind në Attetico Madrid, 22 përqind në Paderbon dhe 8 përqind konsiderojnë se ai do të mbetet në Bayern, pa u përfshirë fare se oferta e fundit nga Wolfsburg! Shaqiri mund të shitet nga Bayerni për 24 milionë franga ose 20 milionë euro. Është futbollisti më i shtrenjtë shqiptar, i cili nga viti 2012 është pjesë e kampionit gjerman, Bayern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat