Ramella pranon humbjen, Josa: Ishim kompakt

Sporti

Ramella pranon humbjen, Josa: Ishim kompakt

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:10

Josa nuk preferoi të etikojë asnjë prej skuadrave të tjera prentedente se cila është rivalja më e fortë e kampionëve në luftën për titullin.

Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa vlerësoi në maksimum paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Flamurtarit. 1 gol i shënuar nga Piter Olayinka vendosi fatin e takimit që për Josën ishte një nga më të mirët që kanë zhvilluar korcarët gjatë këtij sezoni.

"Mua nuk më intereson shumë se skuadra gjeti vetëm një herë rrugën e golit, për mendimin tim Skënderbeu sot luajti shumë mirë dhe e meritoi plotësisht fitoren. Jam i kënaqur me faktin se skuadra ime sot ishte shumë kompakte në fushë dhe zhvilloi një ndeshje shumë pozitive në krahasim me sfidat e kaluara.

Me këtë sukses Skënderbeu u ngjit në vendin e dytë në tabelën e klasfikimit, por Josa nuk preferoi të etikojë asnjë prej skuadrave të tjera prentedente se cila është rivalja më e fortë e kampionëve në luftën për titullin.

"Të 4 skuadrat janë ekipe pretendente të mos harrojmë edhe skuadrat që vinë nga pas. Ne duhet të shohim vetëm gjendjen tonë, unë asnjëherë nuk do të them që më tremb një skuadër në vecanti pasi Kukësi, Partizani dhe Tirana kanë po aq shanse sa ne për të fituar titullin".

Nga kampi i Flamurtarit trajneri Ernestino Ramella theksoi se skuadra e tij nuk meritonte të merrte pikë në Korcë pasi zhvilloi një ndeshje të dobët.

"Jemi mbrojtur mirë i kemi lënë pak hapsira Skënderbeut, por nuk mund të themi që luajtëm mirë, ata ishin superiorë ndaj nesh dhe e merituan fitoren. 4-5 lojtarë tanët ishin jashtë forme dhe luajtën keq, ndërsa më duhet të uroj kundështarin që zhvilloi një ndeshje të mirë dhe e meritoi plotësisht suksesin".

Me këtë humbje Flamurtari zbriti në vendin e 7-të në tabelën e klasfikimit. I pyetur për objektivat e kuqezinjëve në këtë sezon italiani i stolit të vlonjatëve nuk dha një përgjigje fikse.

"Objektivi është të bëjmë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Përpara kësaj sfide renditeshim të pestët ndërsa tani jemi të shtatët. Objektiv të vërtetë kjo skuadër nuk ka, ne duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe të shpersojmë që në fund të sezonit të pozicionohemi sa më lart në tabelën e klasfikimit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat