Murinjo: "Thashethemet për Mesin, të pavërteta"

Sporti

Murinjo: "Thashethemet për Mesin, të pavërteta"

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 21:52

Trajneri i Çelsit, Jose Mourinho ka mohuar raportimet e mediave, sipas të cilave ekipi londinez është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

‘Special One’ ka përgënjeshtruar raportimet e mediave se skuadra nga Stemford Bridge ka shfaqur interesim për yllin argjentinas.

I pyetur nga gazetarët për transferimin e Messit, Mourinho është përgjigjur: “Mendoj se tani për tani, është shumë e lehtë që të qarkullojnë të pavërteta. Sigurisht që nuk është e vërtetë”.

Gazetat kanë shkruar sot se Barcelona e shet kartonin e lojtarit 250 milionë euro, një shumë kjo, nga e cila katalansit nuk do të heqin dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat