Duro konfirmon, Alban Hoxha titullar

Sporti

Duro konfirmon, Alban Hoxha titullar

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:47

Edhe pse nuk i zbuloi detajet mbi formacionin titullar, për Duron aktivizimi i portierit Hoxha nga minuta e parë aq që vihet në diskutim.

Stefan Racic, Nderim Nexhipi dhe Mentor Mazrekaj do të jenë tre mungesat e rëndësishme të Partizanit në transfertën e Durrësit me Teutën, që do të zhvillohet këtë të dielë. Sulmuesi serb është i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, ndërsa dy mesfushorët nuk kanë mundur të riaftësohen në kohë për sfidën e Niko Dovanës. Në konferencën e radhës për shtyp trajneri Shpëtim Duro e pranoi se këto mungesa janë shqetësuese, por ai u shpreh i bindur se ata që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin në funksion të fitores së radhës.

"Janë tre mungesa të rëndësishme, le të themi tre musketierët e Partizanit, por edhe ata që do t’i zëvendësojnë janë po kaq të rëndësishëm".

Edhe pse nuk i zbuloi detajet mbi formacionin titullar, për Duron aktivizimi i portierit Hoxha nga minuta e parë aq që vihet në diskutim.

"Albani është stërvitur gjatë gjithë javës, por edhe nëse do të vinte ditën e fundit me eksperiencën që ka do të luante sërish titullar, këtë as që e vë në dyshim".

Nuk munguan në këtë konference pyetjet për derbin me Tiranën, por Duro i anashkaloi si të parakohshme, duke i kushtuar vëmendje vetëm për takimin e radhës, edhe pse nuk e fshehu dëshirën për t’i parë të dyja tifozëritë në shkallët e “Qemal Stafa”.

Në fund të konferencës zëdhënësi për shtyp i të kuqve Olsi Ranxhi, siguroi se në bashkëpunimit me FSHF-në dhe me autoritetet po merren masat e nevojshme që të mos ketë incidente mes tifozërive në Niko Dovana, ku pritet një numër i konsderiueshem të mbështetësve të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat