Livoreka krenar që shënoi në Kupën Pavarësia

Sporti

Livoreka krenar që shënoi në Kupën Pavarësia

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:17


Përparim Livoreka, futbollist i Feronikelit nga Drenasi, kampion vjeshtor dhe fitues i Kupës së Kosovës, është krenar që realizoi gol në minutën e 6-të dhe e mposhtën me 1:0 Shkëndijën e Tetovës, në finalen “Kupa e Pavarësisë”, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Vlorë. “Normal jam i gëzuar mjaft shumë, pasi që me golin tim fituam një finale të madhe siç është kjo në një festë, ku gjithë kombi jonë feston. Vërtet jemi shumë të lumtur dhe falënderoj edhe bashklojtarët për angazhim maksimal”, tha Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat