Van Persie ishte afër transferimit në Skoci

Sporti

Van Persie ishte afër transferimit në Skoci

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:46

Sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, ka pranuar se ishte pranë nënshkrimit me Rangersin e Skocisë disa vjet më parë.
31-vjeçari, që karrierën e nisi te Feyenoordi, tha se kishte folur me Dick Advocaatin kur ishte në krye të klubit skocez (1998-2002) dhe ishte pranë nëshkrimit me gjigantin e ishullit.

“Disa vjet më parë isha duke luajtur për Feyenoordin dhe doja të largohesha. Fola me Dick Advocatin, që ishte trajner i Glasgow Rangersit dhe ishte i interesuar, shumë i interesuar. Isha gati të shkoja, por atyre u duhet të shisnin një lojtar që të më blinin mua dhe përfundova te Arsenali”, tha RVP.

Van Persie kaloi tetë vjet me “topçinjtë” para se të kalonte në Old Trafford në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat