Brandao dënohet me 1 muaj burg

Sporti

Brandao dënohet me 1 muaj burg

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 00:30

Sulmuesi që u skualifikua për 6 muaj nga drejtësia sportive u dënua me një muaj burg në procesin gjyqësor të drejtësisë penale.

Goditja me kokë ndaj Thiago Motta-s në koridorin e dhomave të zhveshjes stadiumit Parc des Princess pas takimit PSG-Bastia të 16 gushtit të kaluar i kushton shtrenjtë Brandaos. Sulmuesi që u skualifikua për 6 muaj nga drejtësia sportive u dënua me një muaj burg në procesin gjyqësor të drejtësisë penale. Një dënim që nuk mund të shndërrohet në lirim me kusht edhe pse Brandaos i mbetet mundësia që të përfitojë ndonjë ulje në Apel.

Drejtësia penale vendosi që për cështjen në fjalë të ndërmarrë një ndëshkim shembullor. Prokurori në fakt kishte kërkuar 8 muaj burg, por që mund të shndërroheshin në dënim me kusht si dhe 15 mijë Euro gjobë. Gjykata vendosi që braziliani të paguajë 20 mijë Euro gjobë, 5 mijë më tepër, por duke e dënuar me një muaj burgim duke hequr mundësinë e lirimit me kusht dhe Brandaos me shumë mundësi do t’i duhet të qëndrojë 30 ditë pas hekurave. Ndaj Brandaos rëndoi edhe akuza e sulmit të paramenduar, që i shkaktoi një frakturë në hundë Thiago Mottas. Për gjykatësin ky ishte një gjest i papranueshëm në kontekstin e luftës ndaj dhunës, aq më tepër kur kryhet nga një futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat