Prandelli ia sheh sherrin Hasit!

Sporti

Prandelli ia sheh sherrin Hasit!

Nga: K.G. Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:53

Trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, ka qenë shumë më i suksesshëm se ish-përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Cesare Prandelli. Hasi me ekipin e tij, Anderlecht e mposhti me rezultat 2:0 Galatasarayn që drejtohej nga Prandelli, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D në Champions League. Kjo humbje i kushtojë Prandellit me shkarkim, kështu raportojnë mediet turke, ku vendimi përfundimtar pritet të dalë në orët e mbrëmjes edhe zyrtarisht nga klubi turk. Prandellit duket se ia pa sherrin strategjisë së lojës së Hasit, ky i fundit e siguroi edhe kualifikimin në garat e Europa League, ndërsa Galatasarayt nuk i mbetet gjë tjetër pos të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit në fazën e grupeve dhe të mbledhë valixhet për në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat