Icardi në radarët e Chelsea

Sporti

Icardi në radarët e Chelsea

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:28

Forma e mirë që po shfaq sulmuesi argjentinas me fanellën e Interit nuk ka mbetur pa rënë në sy të trajnerit të bluve Jose Mourinho.

Mauro Icardi përfundon në radarët e Chelsea-it. Forma e mirë që po shfaq sulmuesi argjentinas me fanellën e Interit nuk ka mbetur pa rënë në sy të trajnerit të bluve Jose Mourinho i cili është duke kërkuar përforcime në sulm për skuadrën e tij. Icardi deri tani ka shënuar 7 gola në Serinë A me zikaltërit dhe 4 të tjerë në Europa League, duke qenë një nga lojtarët më rezultativë te Interi në këtë fillim sezoni.

Chelsea aktualisht ka në dispozicion sulmues të tillë Diego Costa, Loic Remy dhe Didier Drogba, por duke parë edhe moshën e re të Icardit, Special One sheh te argjentinasi një futbollist shumë të vlefshëm për të tia bashkangjitur Diego Costës në majën e sulmit të skuadrës së tij. Megjithatë nuk janë vetëm blutë e Londrës ekipi i interesuar për të marrë shërbimet e Mauritos, pasi edhe klube të tjera si Tottenhami, Liverpooli dhe Atletico e Madridit janë të gatshme të bëjnë çmendurira për Icardin. 21-vjecari nga Rosario është formuar në akademinë La Masia të Barcelonës, me katalanasit që në vitin 2011 gabuan duke ia shitur atë Sampdorias për vetëm 350 mijë Euro. Në verën e vitit 2013, Interi derdhi në arkat e skuadrës doriane 13 milionë Euro për të bërë të mundur transferimin e Icardit në Milano, ndërsa tashmë për ta lënë të lirë drejtuesit zikaltër kërkojnë të paktën 35 milionë Euro për shërbimet e tij, prandaj Chelsea, Atletico apo edhe Tottenhami nëse duan të kenë në skuadrën e tyre 21-vjeçarin argjentinas duhet ti paguajnë Interit një shifër të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat