Argjend Cani e Baseli gjunjëzuan Real Madridin!

Sporti

Argjend Cani e Baseli gjunjëzuan Real Madridin!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:52

Futbollistët shqiptar, Argjend Cani dhe vëllezërit Adonis e Albian Ajeti bënë paraqitje të shkëlqyeshme për Baselin U-19, e cila e mposhti me rezultat 3:2 Real Madridin U-19, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit B në Champions League. Kjo ishte fitorja e katërt për Baselin U-19, ku kryesojnë me 12 pikë në grup ose tri më shumë se Reali që zë vendin e dytë. Cani realizoi gol në minutën e 8-të, duke kaluar në epërsi ekipin e Baselit. Harper në minutën e 40-të barazoi rezultatin, pastaj për 1:2 shënoi Moya (42’). Pas tre minutave Huser barazoi rezultatin dhe Hunziker ia siguroi fitoren (3:2) në minutën e 49-të. Cani dhe vëllezërit Ajeti u paraqitën titullarë. Adonis Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 64-të dhe Albian Ajeti në atë të 91+1’. Reali nga minuta e 55-të mbetet pa një futbollist, kur Kusçeviç u ndëshkua me karton të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat