Cibona në Prishtinë

Sporti

Cibona në Prishtinë

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:57

Klubi me renome kroat, Cibona nga Zagrebi, ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, e cila sonte do të ballafaqohet në miqësoren e basketbollit me Sigal Prishtinën, kampion në fuqi i Kosovës. Ballafaqimi zgjon vëmendje të madhe të dashamirët e këtij sporti dhe pritet të jetë i nivelit të lartë, e me rivalitet të madh në parket. Cibona, është prej ekipeve më të fuqishme, që tashmë është pjesë e Ligës së Adriatikut. Përballja Sigal Prishtina-Cibona luhet sonte në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Në orën 18.00 nënshkruhet edhe memorandumi në mes këtyre ekipeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat