UEFA hap votimin për formacionin e vitit

Sporti

UEFA hap votimin për formacionin e vitit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 22:51

Qeveria e futbollit europian, UEFA, ka hapur zyrtarisht votimin për formacionin më të mirë të vitit, që do të formohet nga lojtarët që kanë spikatur në klubet europiane dhe me kombëtaret e tyre. Të gjithë të apasionuarit e futbollit kanë mundësi të zgjedhin të preferuarit e tyre në sajtin e UEFA-s, ku shfaqen kandidatët potenciale për 11-n më të mirë të vitit. Për çdo pozicion, në skemën 4-4-2, çdo votues ka të drejtë të zgjedhë vetëm një alternativë. Për pozicionin e portierit konkurrojnë Manuel Neuer, Thibaut Courtois, Ganluiggi Buffon dhe portugezi Beto. Në mbrojtje, janë plot 12 kandidatë, ku Bayerni i Mynihut dominon me 4 konkurrentë. Sigurisht që favorit për t’u rreshtuar mes katër më të mirëve të repartit të pasmë është edhe Sergio Ramos i Realit të Madridit.

Edhe për mesfushën votuesit mund të zgjedhin katër elementë nga 12 konkurrente, ku i vetmi kampion bote në fuqi është gjermani Toni Kroos i Realit të Madridit. I vetmi futbollist i Barcelonës për këtë repart është Ivan Rakitic, që në fakt sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Sevilles, ndërsa Reali i Madridit përfaqësohet nga tre lojtarë, kur përvec Kroos është edhe Modric e James Rodrigues, pa harruar faktin se edhe Alonso e Di Maria sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e “Los Blancos”.

Për sa i përket sulmit, favoritët kryesore mbeten emrat e mëdhenj si Ronaldo, Messi, Ibrahimovic, Neymar, Muller, Bale, Diego Costa etj, ku vetëm dy prej tyre do të kenë mundësi të përfshihen në formacionin e vitit të UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat