I pranon kritikat!

Sporti

I pranon kritikat!

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:44

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta dhe presidenti Josep Bartomeu, i pranojnë kritikat. Dy personalitet, janë vërshëllyer në fundjavë nga tifozët e tyre, për shkak të situatës problematike që po kalon klubi. Barcelona nuk është duke kaluar çaste të mira, faktikisht nuk e ka ritmin e lojës ashtu si janë mësuar dashamirët e saj. “Me modesti i pranoj kritikat. E di që kur je drejtues në një klub si Barcelona, pritshmëritë janë maksimale. Po punojnë shumë që të rikthejmë qetësinë dhe ekipi të vazhdojë me një ecuri pozitive. Kam besim maksimal te trajneri dhe lojtarët. Nuk kanë për të na zhgënjyer në fund të edicionit”, tha Zubizarreta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat