Besnik Hasi mund të bëhet trajner i Arsenalit

Sporti

Besnik Hasi mund të bëhet trajner i Arsenalit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:38

Besnik Hasi mund të jetë një kandidat për stolin e Arsenalit. Disa media britanike shkruajnë se trajneri shqiptar i Anderlehtit bën pjesë në listën e atyre që mund të zëvendësojnë trajnerin aktual, Arsen Venger.
Francezi nuk po arrin të fitojë trofe të mëdhenj me Arsenalin prej shumë vitesh dhe suksesi i vetëm në 10 vitet e fundit ishte Kupa e Anglisë, sezonin e kaluar.
Hasi po bën një punë të mirë tek Anderlehti, pasi doli kampion edicionin e shkuar dhe po e drejton skuadrën në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat