Guardiola: Duhen 600 vjet të thyhet rekordi i Messit

Sporti

Guardiola: Duhen 600 vjet të thyhet rekordi i Messit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:51


Lionel Messi është njeriu i rekordeve. Futbollist që me lojën e tij ia solli të gjitha trofetë e mundshme Barcelonës, por jo edhe Kupën e Botës kombëtares së Argjentinës, Ish-trajneri i tij, Pep Guardiola, që tashmë udhëheq ekipin e Bayernit nga Munihu, tha se rekordin e Messit nuk mund ta thyejë asnjë lojtarët për 600 vjet. Messi ka shënuar 253 gola në historinë e Ligës spanjolle, duke thyer kështu rekordin e Telmo Zarras që kishte shënuar 251 gola. “Ju duhet të përgëzoni Messin. Çfarë ai ka arritur është befasues. Ai ka thyer një rekord që gjithkush mendoi se ishte i pathyeshme, një shifër që ishte i pakapshëm dhe ka qëndruar për 60 vjet. Do të duhen 600 vjet të tjera para se dikush tjetër ta thyej këtë rekord”, tha Guardiola

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat