Rodgers: Shpenzuam më shumë se 100 milionë euro

Sporti

Rodgers: Shpenzuam më shumë se 100 milionë euro

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 18:05

Liverpooli nuk është sikur ai i edicionit të kaluar. Ky kolektiv renditet në vend të 12-të me 14 pik ose minus 18 pikë nga kryesuesi, Chelsea! Redsat përfundimisht kanë humbur hapin për titull, por tash mendojnë se si të luftojnë për katër vendet e para në Premier League. Futbollistët e Liverpoolit zhgënjyen me paraqitjen e të dielës që e lamë pas, ku në udhëtim pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Crystal Palace. Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ndjen keqardhje për humbjen, duke thënë: “Komunikoj vazhdimisht me drejtuesit, sepse duhet të jemi të ndershëm me njëri tjetrin. Kemi pasur një zhvillim të dukshëm në lojë por tani na nevojiten rezultatet. Kemi nevojë për mbështetjen e pronarëve, ndërsa unë po jap më të mirën edhe pse kam përgjegjësinë mbi supe”. ai tha se skuadra e tij ende nuk e ka marrë formën që ai dëshiron, kjo edhe për shkak të ndryshimeve të mëdha. “Edhe pse kemi shpenzuar më shumë se 100 milionë euro në afatin kalimtar duhet të kujtojmë që u largua Luis Suarez. Kemi ende një mentalitet të dobët, ndërsa në fushën e lojës duhet të marrim më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Për shumë vite kemi qenë një skuadër e bashkuar por ndryshimet në skuadër kërkojnë kohë. Duhet të gjejmë një rrugë shpëtimi, sepse lojtarët e talentuar nuk na mungojnë. Është përgjegjësia ime ta nxjerr ekipin nga kjo situatë”, ka thënë Rodgers. Liverpooli garon edhe në Champions League, e cila është në grupin B me tre pikë dhe të mërkurën si mysafir e pret punë e zorshme si mysafir i Ludogoretsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat