Real Madrid ofron 50 mln Euro për Pogba

Sporti

Real Madrid ofron 50 mln Euro për Pogba

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:51

Kontrata aktuale e francezit me bardhezinjtë skadon në vitin 2019 por Real Madrid nuk mund të presë as gjatë për ta veshur me të bardha mesfushorin transalpin.

As rinovimi i kontratës me Juventusin nuk i ndal sulmet e skuadrave milionere të Evropës për të afruar në grupin e tyre Paul Pogba. Kontrata aktuale e francezit me bardhezinjtë skadon në vitin 2019 por Real Madrid nuk mund të presë as gjatë për ta veshur me të bardha mesfushorin transalpin, duke ofruar plot 50 milionë Euro në adresë të klubit torinez. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze, sipas të cilave, klubi spanjoll do ta nisë ofensivën që në muajin Janar pasi Pogba mbetet objektivi kryesor i presidentit, Florentino Perez.

Nga ana tjetër, Juventusi nuk është kundër largimit të Pogba, por drejtuesit kërkojnë të fitojnë sa më shumë që të jetë e mundur nga marrëveshja. Nëse Sami Khedira largohet me destinacion Bayernin e Mynihut, atëherë afrimi i Pogba me Realin mund të jetë më i shpejtë, por aktualisht klubi gjerman ka mohuar arritjen e marrëveshjes me madrilenët. Një tjetër pikë e fortë ku Reali shpreson të mbështetet në këtë marrëveshje është edhe premtimi për një pagë faraonike, por gjithsesi, fjalën e fundit në këtë mes duhet ta thotë vetëm Juventusi. Kampionët e italisë po vlerësojnë çdo ofertë, në rast se oreksi i tyre nuk kënaqet, atëherë Pogba qëndron në Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat