Conte kundër Shqipërisë

Sporti

Conte kundër Shqipërisë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:17

Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Antonio Conte, mendon për takimin miqësor kundër kombëtares së Shqipërisë, e cila luhet me 18 nëntor në Genoa. Conte shpreson se futbollistët e tij do të janë në formë të mirë dhe fton sa më shumë tifozë kundër Shqipërisë. “Shpresojmë që të vijnë sa më shumë tifozë në stadium”, tha Conte, i cili, ndër të tjera komentoi edhe ecurinë e Sampdorisë në Serie A. “Sampdoria është një realitet i këndshëm për futbollin italian. Skuadra e Sampdorisë bën lojë të bukur dhe është e mbushur me talente, që një ditë mund të veshin fanellën e kaltër”, tha Conte, i cilio ishte në një vizitë në kampin e Sampdorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat