Mehmedi përshëndetë kritikët e tij

Sporti

Mehmedi përshëndetë kritikët e tij

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2014 Në ora: 10:45


Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, me lojën dhe tre golat e tij ka përshëndetur kritikët. Ai ishte i kritikuar për mos efikasitet, por me tre golat që realizoi të mërkurën mbrëma në fitoren e Freiburgut në udhëtim me rezultat 5:2 ndaj Munich 1860, në takimin e Kupës së Gjermanisë, pa dyshim se ka heshtur kritikët. Futbollisti duket se po kthehet në formë më të mirë dhe pritet që të vazhdojë me gola edhe në Bundesliga. Mehmedi ndryshe është edhe pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe synon të jap maksimumin me Freiburgun që të ikin nga fundi i renditjes në kampionatin gjerman, ngase tashmë mbajnë vendin e 17-të me vetëm pesë pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat