Huliganët inkurajohen nga vendimi i UEFA-s, sulmohet në fushë Ribery (Video)

Sporti

Huliganët inkurajohen nga vendimi i UEFA-s, sulmohet në fushë Ribery (Video)

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 00:14

Duket se vendimi i shqiptuar nga UEFA me rastin e rrahjes së futbollistëve shqiptarë nga ana e huliganëve serbë, i ka inkurajuar tifozët keqbërës që të vazhdojnë të shfaqin skena të dhunshme kudo në stadiume.
Në ndeshjen e DFB-Pokal ndërmjet Hamburgut dhe Bayern Munichut, një tifoz vendas hyri në fushë dhe goditi Franck Riberyn.

Bavarezët ishin duke e fituar ndeshjen, ndërkohë që mesfushori francez e pësoi në fytyrë nga tifozi.

Situata të tilla pritet të shohim shpesh në të ardhmen, kur kihet parasysh se UEFA mori një vendim absurd për ta dënuar Shqipërinë për një incident, kur futbollistët kuqezinj u sulmuan nga tifozët serbë që hyjnë në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat