Këshilla e Granit Xhakës për Xherdan Shaqirin

Sporti

Këshilla e Granit Xhakës për Xherdan Shaqirin

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 20:15

Granit Xhaka ka ftuar te Borussisa Monchengbadbach, Xherdan Shaqirin.
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka ftuar në skuadrën e tij, bashkëvendësin, Xherdan Shaqiri.

Graniti ka thënë për mediat gjermane se Borussia Monchengladbach mund të jetë skuadra e duhur për Xherdanin.

“Sigurisht se unë do t’i rekomandoja atij që të vijë në Monchnegladbach”, u shpreh Xhaka.

“Ai me siguri se do të na ndihmonte. Por, ky është vendim që ai duhet ta bëjë dhe po të vinte, ai do ta bënte gjënë e duhur”, shtoi tutje Graniti.

Ky i fundit dhe Shaqiri luajtën bashkë te Baseli, para se të transferofshin të dytë në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat