Vokrri: Vendimi i UEFA-s, skandaloz!

Sporti

Vokrri: Vendimi i UEFA-s, skandaloz!

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 12:27

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vendimin e UEFA për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, e ka quajtur skandaloz.

Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka marrë vendim që ndeshjen ndërprerë në mes Serbisë dhe Shqipërisë ta regjistrojë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtarët dënohen më nga 100 mijë euro, kurse Serbisë i heqin dy pikë dhe dy ndeshje do t’i luaj pa tifozë.

"Sot në mëngjes me njoftoj presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollitpër vendimin që ka marrë UEFA. Ky është një vendim skandaloz. Është një vendim politik. Nuk e kuptoj këtë vendim", është shprehur Vokrri.

"Kur në terren hedhen karriget, sulmohen lojtarët, dhe UEFA vendos në favor të Serbisë, ky është një vendim skandaloz", tha Vokrri, i cili është i habitur me vendimin e UEFA-së. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat